“Na i theve zemrat o Visar”/ Ndërroi jetë sot në aksidentin në Tiranë, 35-vjeçari baba i 2 fëmijëve

Date:

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme u regjistrua një ngjarje tragjike në autostradën Tiranë-Durrës. Visar Meshi është 35-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti i rëndë. Baba i dy fëmijëve, banues në Durrës, Visari ishte sipërmarrës.

Pas ngjarjes tragjike, miqtë e tij, janë shokuar nga lajmi tronditës dhe kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Visarit. I ndjeri sapo kishte festuar ditëlindjen pak ditë më parë, më 5 Qershor.

‘Visar, na i theve zemrat e na trishtove,te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty’, shkruan miku i Visarit.

‘Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt’, shkruan një mik tjetër i viktimës.

Makina e tij tip “BMW X5”, doli nga rruga dhe u përplas me bordurat. Për shkak të aksidentit, humbi jetën Visari dhe u plagosën shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...