“Nëna e Luizit është shumë sëmurë”, kunati i këngëtarit zbulon se çfarë po ndodh

Date:

- Advertisement -

Banori i shtëpisë së Big Brother Vip, Luiz Ejlli, u vendos në dijeni nga Vëllai i Madh me atë çfarë është duke ndodhur me Instagramin e tij jashtë shtëpisë si dhe me “GoFoundMe” të hapur nga familjarët e tij.

Pasi banori në mënyrë kategorike u shpreh kundër hapjes së kësaj faqeje për të mbledhur fonde për të si dhe për menaxhimin e Instagramit nga familjarët e tij, ka qenë kunati i tij ai i cili ka zbuluar se nëna e këngëtarit është shumë sëmurë.

Moderatorja e “Fun Club”, Megi Pojani, ditën e sotme në emision publikoi një bisedë të kryer nga produksioni me kunatin e banorit. Produksioni i tha kunatit të Luizit se mund të marrin llogarinë e këngëtarit në rrjetet sociale, por me një kusht, që në çdo foto të publikuar të këngëtarit brenda shtëpisë të citohet se autorësia i takon “Top Channel”.

Mirëpo, Sokoli, tha se ndodhet në Amerikë dhe se gjatë kësaj kohe nuk është marrë fare me asnjë çështje që ka lidhje me Luizin, pasi nëna e tij është shumë sëmurë.

“Përshëndetje. Kam një javë që jam në Amerikë dhe nuk po merrem fare me asnjë punë në lidhje me Luizin, por po merrem me nënën e tij sepe është shumë e sëmurë. Kur të dalë do i zgjidhë vetë ai, në lidhje me Instagramin do të flas me motrën e tij dhe është ajo që vendos”, shkruante Sokoli në mesazhin e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...