Nisma Thurje “rikthen” gjobat: Ka një muaj që gjobëvënësit e bashkisë Tirane janë fshehur, se kanë hallin e votave

Date:

- Advertisement -

Nisma Thurje e drejtuar nga Endri Shabani ka zgjedhur një mënyrë të veçantë të fushatës për të kërkuar votat e qytetarëve të Tiranë, duke shpërndarë në makina një fletushkë “gjobë”, me disa të vërteta për parkimet në kryeqytet, gjobat e policëve bashkiakë dhe fitimet e këtij institucioni.

Aktivistët e Thurjes kanë dalë në rrugët e Tiranës për t’u rikujtuar shoferëve se “gjobëvënësit e bashkisë” janë fshehur prej një muaji, vetëm sepse kanë hallin e votave. Fletushka “e gjobës” ka dhe disa të vërteta, për të ardhurat që grumbullon Bashkia e Tiranës nga gjobat dhe parkimet.

“Që kur Veliaj u zgjodh kryetar bashkie policia bashkiake ka 10-fishuar numrin e gjobave, nga 2,800 në 28 mijë gjoba në vit. Në Tiranë qarkullojnë 180 mijë makina por ka vetëm 5,400 vende parkimi publik, prej të cilave vetëm 1,400 janë falas.

Deri më sot bashkia ka vënë rreth 25 milion €‎ gjoba për parkimet, të cilat do kishin mjaftuar për të ndërtuar të paktën edhe 2,500 vendparkime të reja. Vetëm vitin që shkoi bashkia mblodhi 6 milion € nga gjobat dhe 4 milion € nga parkimet”, thuhet ndër të tjera në postim./Nisma Thurje

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...