Nuk është dribluar ende këtë sezon, Ismajli si Van Dajk: U dëmtova ndaj Milanit, ju tregoj sulmuesin më të fortë në Itali

Date:

- Advertisement -

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, mungoi në duelin e fundit të Empolit ndaj Veronës, për shkak të një dëmtimi në shpinë. 27-vjeçari u dëmtua ndaj Milanit, teksa shpreson që të rikthehet më i fortë në sfidën e datës 21 janar ndaj Monzës.

Ismajli dha mbrëmjen e sotme një intervistë për “Supersport”, ku preku disa tema interesante, duke u shprehur:

DËMTIMI – Kam marrë një goditje në brinjën e majtë në ndeshjen ndaj Milanit. Tani jam pak më mirë, por të shohim nëse do të jem gati për ndeshjen e së dielës. Kam filluar terapi këto dy ditët e fundit, të shohim si do të shkojë kjo javë.

TRAJNERI I RI TEK EMPOLI – Zyrtarisht ende nuk ka asgjë, por flitet se do të jetë Davide Nicola trajneri i ri. Po presim konfirmimin e klubit.

ISMAJLI DHE VAN DAJK TË PA DRIBLUESHËM- Nuk e dija, nuk i shoh statistikat. Para tri ditësh më erdhi mesazhi që jam ndër tre mbrojtësit më të mirë në botë në lidhje me driblimet. Shpresoj të vazhdoj sikur e kam nisur.

LËXIMI I NDESHJES DHE SITUATAVE- Dhunti nga lindja, e kam patur gjithmonë leximin e ndeshjes dhe të situatave. Që kur isha i vogël, e kam patur edhe në Kroaci. Edhe tashmë tek Empoli. Gjithmonë marr masat përpara kohe, jam më para sulmuesit në këto situata, sepse e di ku vazhdon aksioni.

DYSHJA ME GJIMSHITIN – E lindur, e punuar dhe e vazhduar. Me Gjimshitin kemi vite që luajmë bashkë. E ndihmojmë shumë njëri-tjetrin, siç ndihmojnë të gjithë ekipin te Kombëtarja. Ky është çelësi i suksesit.

MERKATO PAS EURO 2024 – Shpresoj të kemi shëndetin. Europiani është një mundësi shumë e madhe për futbollistët për të arritur diçka më shumë në karrierë. Shpresoj të kemi shëndet të gjithë lojtarët e Kombëtares. Do Zoti që të na sjellë diçka më të madhe pas Europianit.

SULMUESI MË I VËSHTIRË PËR T’U MARKUAR- Serie A është një ndër 5 ligat më të forta në Europë. Dua të veçoj Lukakun, sepse është shumë i fortë fizikisht. Është më i vështiri për t’u markuar me atë fizik që ka.

SHANSET NË EUROPIAN- Gjithçka është e mundur, do të jemi kundërshtarë me Italinë në Europian. Por, shqiptari nuk dorëzohet kurrë.

FITORJA NDAJ ÇEKISË- Pas fitores u futa në fushë duke festuar me shokët. Ishte kënaqësi sikur të isha në fushë. Ishte një fitore që vulosi në masën 90% kualifikimin në Europian.

TIFOZËT- “Air Albania” është bërë një kështjellë e pamposhtur me tifozerinë tonë të zjarrtë. Po na japin një energji të jashtëzakonshme, tifozët na motivojnë shumë. Kur e shohim gjithë atë tifozeri që na përkrah motivimi është më i madh. Do e kenë shumë të vështirë të na mposhtin në Air Albania. Gjithë ekipi ka merita për suksesin dhe faktin që nuk kemi pësuar gol në stadiumin tonë. Të gjithë lojtarët dhe repartet kanë qenë të shkëlqyer.

BASHKËSHORTJA – Normal që do të jetë me Shqipërinë, por dëshira e saj është që të kualifikohen të dyja, pra ne dhe Kroacia. Ne do të bëjmë të pamundurën të fitojmë ndaj tyre dhe të kualifikohemi. Pastaj Kroacia ka kohë për t’u kualifikuar më vonë.

DËSHIRA MË E MADHE PËR EURO 2024 – Pas dy fitoreve në muajin qershor, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, unë kam dëshiruar me gjithë zemër që të kualifikohemi në Europian. Tani ia arritëm dhe shpresoj të jemi të gjithë mirë me shëndet, e të bëjmë maksimumin për të bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Jemi gati të japim më të mirën që të nderojmë Shqipërinë dhe shqiptarët në Gjermani 2024.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...