Olta ka bërë një deklaratë të fortë sonte në “Post Big Brother VIP”. Sipas saj, Luizi ka pasur pëlqim për Jorin dhe nëse Kiara nuk do të ishte rifutur në shtëpi mes tyre do të kishte lindur diçka.
Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Kristi). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat.
Olta: Çudi që afrove Jorin të parën
Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur
Olta: Jori kokrra e ylli, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.
Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit
Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil
Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.
Olta: U shkëput direkt
Kristi: Në mënyrë të frikshme
Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.
Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjën
Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.