“Paratë i mora nga një biznesmen, jam gati të bashkëpunoj”, çfarë tha efektivi i RENEA-s para gjykatës

Date:

- Advertisement -

Shefi i stërvitjes në repartin RENEA, Altin Morina, ka dalë para gjykatë së Tiranës ditën e sotme ku është njohur me masën e arrestit me burg. Morina u kap me 113 mijë euro në një makinë tip Audi SQ8.

Ndaj tij prokuroria ka ngritur tri akuza: pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

Morina, në deklaratën e tij para gjykatës, ka treguar se i ka marrë paratë nga një biznesmen, teksa është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë. “Paratë nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.

I mora 20 minuta para se të arrestohesha nga një biznesmen. Paratë i mora borxh për arsye personale. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me prokurorinë”, mësohet të jetë shprehur Morina.

39-vjeçari është prej shumë vitesh pjesë e strukturave policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-SHÇBA e dikurshme. Morina në vitin 2012 kaloi i oficer në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...