Pasojat kur goja s’të ndalet në TikTok/ Noizy reagon pas sherrit me Medin: Erdhi në backstage (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Reperi i njohur Noizy, ka reaguar në lidhje me dhunën që është ushtruar ndaj personazhit të njohur të “TikTok”-ut, Medi Isenit.

Ai shkruan se nuk ka prekur asnjë person atë natë në Pejë, duke shtuar më tej se kishte nisur një përplasje në pak sekonda mes disa personave, ndërsa më pas sigurimi e kishte marrë dhe dërguar në makinë.


Gjithashtu, Noizy tregon se Medi është goditur nga disa persona, teksa po hynte në prapaskenën e ambientit ku do të zhvillohej koncerti.

Sipas tij, personazhi i TikTok-ut, e kishte parapërgatitur situatën e incidentit përmes një videomesazhi në rrjetin social, duke u shprehur se “do iki në backstage te Noizy dhe do bëj pompa”.

“Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane. Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete.

Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment. Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj. Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok“, pretendon Noizy.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...