Gjatë spektaklit të djeshëm të Big Brother Vip, pati një debat mes Luizit dhe Nitës. Shkak u bë deklarata e këngëtarit shkodran, i cili tha se Nita ka arritur deri aty, për shkak se ai nuk është marrë me të dhe prej tani do fillonte të merrej pasi tjetër gjë i kishte thënë për qëndrimin që do të mbante ndaj Bledit dhe tjetër qëndrim po mbante më pas.
Nita i kërkoi Luizit të dinte arsyen se pse ai nuk e kishte nominuar dhe nuk ishte marrë më parë me të dhe ai i tha atë që i kishte thënë prej fillimit, për shkak se nuk dëshironte ta shqetësonte për shkak të sëmundjes së saj.
Por, në këtë debat, (si në shumicën e rasteve) dy opinionistët Zhaklin Lekatari ishin kundër Luizit. Arbri deklaroi se Nita e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën, ndërsa Zhaklina e krahasoi atë më Shote Galicën.
Por, duket se këto lloj krahasimesh nuk janë pritur mirë nga ana e komentuesit dhe për këtë ata kanë renditur një sërë arsyesh, të cilat ne po i renditim më poshtë, teksa poshtë tyre janë edhe komentet në rrjetet sociale.
1. Asnjë prej personazheve të Big Brother Vip nuk kanë ardhur aty për të përfaqësuar qytetin apo shtetin prej nga vijnë, por vetëm veten e tyre. Nuk do të thotë që nje prej banorëve të BBV është i mirë apo ka treguar karakteristika të këqija dhe i gjithë qyteti prej ai nga vjen të jetë i tillë. As Luizi nuk përfaqëson Shkodrën, Olta Gixhari- Durrësin, Kiara Tito apo Ronaldo Sharka -Lushnjën dhe as Nita Latifi- Kosovën.
2. Arsyeja e dytë është për shkak se a mundet që personazhet e një realit shoë t’i krahasojmë me emra heronjsh dhe heroinash, që kanë lënë gjurmë historike në kombin shqiptar? Çfarë do që të bëjnë ata janë në një lojë.
3. Arsyeja tjetër pse këto lloj krahasimesh nuk është mirë nga komentuesit është edhe për shkak të qëndrimit që Nita ka mbajtur ndaj personave që e kanë ofenduar Kosovën dhe kosovarët. Që prej herës së parë të futjes së Bledi Manes në BBV, Nita ka qenë një prej banoreve që i ka qëndruar më afër, pavarësisht deklaratave të tij se Kosova nuk të ofron asgjë, nuk e di çfarë është vaji i ullirit apo ofendimet drejt vajzave kosovare për timbrin e zërit. Por, Nita në vend që t’i kërkonte llogari në lidhje me këto deklarata të tij, ajo e ka bërë direkt “mik” dhe duket se kjo gjë nuk iu ka pëlqyer shumë komentuesve nga Kosova dhe deklarata se ajo është përfaqësuese e denjë e Kosovës.
4. Nga komenteve vihet re dhe se komentuesit i kanë vënë në dukej dhe faktin se Nita gjatë ditës agjëron Ramazanin, ndërsa në mbrëmje konsumon alkool dhe duket se kjo gjë nuk iu ka pëlqyer aspak besimtarëve të devotshëm myslimanë të Kosovës.
5. Nëse iu hedh një sy komenteve shihet dhe ata që pretendojnë se Nita nuk mund të quhet nga Kosova për shkak se e ka prejardhjen nga Kumanova, apo ka edhe nga ata që nuk kërkojnë të bëjnë dallime, Shqipëri-Kosovë për aq kohë sa ne jemi një komb dhe flasim një gjuhë.