Përgjimet/ Ish-zyrtari i policisë këshilloi të birin të hiqte dorë: Shit jashtë, jo këtu

Date:

- Advertisement -

Në dosjen e SPAK të dorëzuar në Gjykatë për grupin e ish-zyrtarit të lartë të policisë së shtetit, Erzen Breçani janë zbuluar detaje të reja. Në disa biseda të realizuara në aplikacionin SKY ECC ai komunikon me të birin për aktivitetet e paligjshme duke kërkuar në shumë raste që të heqë dorë.

“Askush që ka shit shumë si ju, kurrë nuk ka shpëtuar pa humbur pasurinë e familjes dhe familjen e vet”, këshillon Breçani djalin e tij, Eralbin.

I arrestuari që u fundos pas zbardhjes së bisedave të SKY, ka qenë në dijeni të “biznesit” të të birit, Eralbit, pasi në disa komunikime me të i bën të ketë kujdes.

“A kini noj kg pa marue… Kemi me pagujt këstin e tubave të turbinave, të dyja shkojnë 300 mijë euro. Ishalla po i bani 300…. O zot nuk është se më interesojnë aq shumë o bir, po thuaji atij të na e bëjë qetë 300 kto dy tre ditë… Baj çka të duesh, por ma mirë është me i ba pa Luanin e Ervinin” thuhet në këto biseda.

Në një moment tjetër, Erzeni i thotë: “Mos u merr më me ta, Shqipërinë mos e flliq, ndryshe me shit jashtë e ndryshe këtu. Ke bë një premtim, një vit do e provosh … u bënë 3 bush”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related