Ministrja e majtë e punës në Spanjë, Yolanda Díaz, ka propozuar një plan për të trajtuar pabarazinë sociale. Qeveria e Spanjës propozon t’i japë çdo të riu në vend 20,000 euro (17,000 £) për të përballuar shpenzimet për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të mbushë moshën 18 vjeç.
Sipas platformës ‘Sumar’ të Díaz, e cila njoftoi planin përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të Spanjës më 23 korrik, nisma do t’i kushtojë qeverisë 10 miliardë euro, të cilat do të mblidhen duke taksuar të pasurit.
Plani ka për qëllim garantimin e barazisë sociale, pavarësisht nga të ardhurat që siguron familja. prejardhja familjare ose të ardhurat e njerëzve. Pagesa 20,000 euro do t’u shpërndahet të rinjve në Spanjë në moshën 18 vjeç deri në moshën 23 vjeç.
Gjithashtu të rinjtë propozohet të marrin mbështetje administrative për studim, trajnim, hapje të bizneseve të tyre. Ministrja, e cila u rrit në një familje të vendosur komuniste, tha se nuk kishte qenë në gjendje të ndiqte ëndrrat e saj për t’u bërë inspektore punësimi, sepse nuk ka pasur para ndaj ky plan do të ndihmojë çdo të ri.
“Plani ka të bëjë me lënien e të rinjve të kenë një të ardhme dhe t’u jepet atyre mundësia për të studiuar ose për të filluar një biznes, pa pasur nevojë të varen nga mbiemrat e tyre ose nga familja. Kjo është arsyeja pse ne po propozojmë që të rinjve t’u jepen 20,000 € kur të mbushin 18 vjeç, në mënyrë që të mund të zhvillohen, qoftë duke studiuar apo duke krijuar një biznes. Skema do të jetë e disponueshme për të gjithë të rinjtë spanjollë, pavarësisht nga rrethanat e tyre ekonomike dhe do të financohet nga taksat e njerëzve që fitojnë më shumë se 3 milionë euro në vit. Unë nuk jam inspektore punësimi sepse jam bijë e prindërve të klasës punëtore dhe nuk kisha mundësi të ndiqja ëndrrën, por tashmë çdo i ri do të ketë një të ardhme pavarësisht mbiemrit të tyre”, tha Díaz.