Që prej nisjes së “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari është kujdesur që të bëhet protagoniste, njësoj si banorët. Në fillimet e reality-show Zhaklinës iu publikuat audiot ku tregonte se bashkëshorti i Oltës i kishte kërkuar takim, por ajo nuk ishte si aktorja që të blihej me lekë.
Së fundmi, ajo është vënë në qendër të kritikave mbi opinionet e saj në BBV, ku duket se është palë me banorët ku Kristin e mbron gjithmonë, Nitën e quajti Shote Galica dhe me disa të tjerë duket se konfliktin e ka personal.
Së fundmi, Zhaklin Lekatari i kanë dalë disa audio mesazhe ku ka kërcënuar një psikologe shqiptare, Anila Balla e cila jeton dhe ushtron profesionin e saj në SHBA.
Zhaklina e ka kërcënuar se do bëj gjithçka që t’i heq licensën e punës dhe të sigurohet që askush tjetër të mos e marr më si punonjëse.
Të gjitha këto kërcënime nga opinionistja, sipas vijnë pasi psikologja i ka dërguar mesazhe ofenduese edhe fyese. Por, duket se Zhaklina, edhe pse është një personazh i njohur publik, ia ka kthyer me të njëjtën monedhë ku e ka ofenduar si me probleme mendore, “honxh-bonxho” e ka diplomën e blerë dhe sëhumë ofendime të tjera.
“Të ishe psikologe nuk do të ndiqje Big Brother. Fakti se një profesioniste sheh Big Brother dhe merret me Big Brother, tregon mungesë akute të profesionalizmit. Duhet të të vie turp që pretendon se je profesioniste. Ju jeni ato profesioniste që e keni sjell vendin në këtë deregje. Ju jeni nga ato profesioniste që nuk dini të dalloni dhunën, që nuk mbroni minoritetet. Ju jeni nga ato profesioniste që duhet t’i hiqet licenca. Përderisa i thua vetes profesioniste dhe je këtu duke shkruar hartime për një shou televiziv, kjo tregon për profesionalizmin tënd.
Mua nuk më intereson fare mendimi yt, ky është problemi, që unë nuk të përndjek ty, unë nuk kam asnjë problem mendor, ti ke probleme mendore e dashur që më përndjek mua prej muajsh për të më shkruar mua për një shoë televiziv. Kjo tregon paaftësinë tënde mendore, ti e ke diplomën e blerë. Ti ke mësuar përmendësh, ti je si ata tufa-tufa komunistësh që kanë zhbërë këtë vend nga mësimet e tyre përmendësh. Ti propagandon dhe nuk edukon. Unë edukoj, nuk propagandoj, ky është dallimi. Nuk jam unë skuthe, o Anila. Nuk jam skuthe. Ky Big Brother do të mbarojë dhe gjithë ju profesionistët që në vend se të shëroni pacientët, rrini e shihni Big Brother, do të emëroheni nga unë, po në rrjete sociale.
Si mund të më thuash mua e sëmurë psiqike kur ti je psikologe. Si mundesh? Nuk qenke psikologe moj zonjë fare, ti je honxho-bonxho. Ty Anila në shkollën e Psikologjisë kështu të kanë mësuar t’i thuash tjetrit ti je dhe mbetesh e sëmurë psiqike. Je e sigurt Anila që je psikologe. Unë do ta heq licencën e psikologes, do t’i bëj print screen këtyre mesazheve, do sigurohem që ti të mos punosh më psikologe. Ky është profesionalizmi jot o Anila, më thuaj ku punon se unë do kujdesem që mos të punosh më aty. Më thuaj ku je ti psikologe se unë dua të takoj atë shefin tënd. Më thuaj ku punon si psikologe se unë do kujdesem që t’i të mos punosh më aty sepse ti dëmton gjithë pacientët e tu. Je një dëm për shoqërinë shqiptare dhe unë do kujdesem që ti të mos ushtrosh më profesionin. Lexoi këto mesazhe me vëmendje, dëgjoi këto mesazhe dhe më thuaj ku e ushtron profesionin tënd, sepse unë do kujdesem që të të hiqet licenca. Sepse nuk di ta bësh punën tënde. Ku jeti psikologe, kush të ka punësuar ty, kush të jep para ty për të ofenduar njerëzit e tjerë dhe për të dënuar njerëzit e tjerë.Dua të di kush të paguan. Do ta gjej pa merak.
Pa merak se e gjeta Anila, tani kujdesu se si do ja bësh ti me punën tënde, mbasi mesazhi yt të përkthehet. Dhe si e sëmurë mendore që jam kështu reagoj.” shprehet Zhaklina në mesazhet e saj.