Është bërë publik mesazhi kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar presidentit të FSHf-Së Armando Duka.
Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan zotit Duka të pyesë bashkëshorten dhe femijët, ai ka bërë të qajnë.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.
Pas këtij mesazhi kërcënues, Selmani i ka shkuar Dukës te shtëpia. Kreu i FSHF ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe presidentin e Ilirisë dhe dy djemtë e tij futbollistë.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit “Iliria” që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.