Shqipëria do të presë mbrëmjen e sotme në “Air Albania” Ishujt Faroe, ku do të luhet edhe ndeshja e fundit për fazën kualifikuese të kampionatit europian “Gjermani 2024”.
Një ndeshje e cila pavarësisht rezultatit do të sjellë festë dhe spektakël, pasi Shqipëria tashmë e ka siguruar kualifikimin.
Por mesa duket edhe këtë herë jo çdo gjë është aq perfekte sa mendohej se do të ishte, pasi tifo-grupi “Plisat” nuk do të lejohet të hyjë në stadium./albeu.com
Burime bëjnë me dije se FSHF ka vendosur që të mos lejojë hyrjen e anëtarëve të “Plisave” në stadium, për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe patriotike që kanë bërë gjatë ndeshjeve të fundit.
Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje nga FSHF, burime bëjnë me dije se tifo-grupi “Plisat” nuk do të ketë mundësi të shfaqë asnjë banderolë apo të bëjë tifo për kombëtaren në ndeshjen e sotme.