Rasti me Ernest Muçin i vuri vulën, Silvinjo nuk është më trajner, quajeni menaxheri…perfekt!

Date:

- Advertisement -

Sa më pëlqen Silvinjo, sa më pëlqen! Mos e quani trajner, është menaxher perfekt. Jo, nuk është nga ata menaxherët që jemi mësuar të flasim në media që supozohet të fusin lojtarët që duan dhe aneksojnë të tjerë.

VIDEO e golit te MUCIT

Jo, është menaxheri i kalibrit të lartë. Duke ditur se Ernest Muçi ka aftësi teknike të cilësisë së lartë, por nuk mund të bëjë ende detyra mbrojtëse dhe të vrapojë pafundësisht, nuk mund të luante në dy finale si ato kundër Polonisë dhe Çekisë, kurrsesi jo.

Për këtë arsye qëndroi në stol, Shqipëria nuk ka arritur ende në stadin që të fusi gjithë armaturën sulmuese si Brazili, sepse kush do të mbrojë?

Por çfarë bëri Silvinjo? Duke ditur se një lojtar si Ernest Muçi është i jashtëzakonshëm dhe qëndroi në stol për hir të të mirës së Shqipërisë, asaj momentale, shkoi menjëherë në stadium bashkë me Dorivën në ndeshjen kundër Aston Vilës që lojtari të ndihet i vlerësuar maksimalisht.

Menaxhim perfekt i çdo futbollisti, edhe i atyre të stolit. Sigurisht, Silvinjo shkon shpesh në Europë për t’i parë nga afër lojtarët dhe për t’i takuar ata, por fakti që sot zgjodhi Muçin kur kishte disa lojtarë të tjerë të Shqipërisë që luanin në Europë, e kishte një arsye. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...