Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, i ka “shkelur syrin” Kombëtares shqiptare, teksa është në pritje të një ftese nga kuqezinjtë. Ai duket i zhgënjyer nga drejtuesit e përfaqësueses së Kosovës, teksa nuk u përfshi për dy ndeshjet e muajit qershor nga “Dardanët”.
Në një prononcim të dhënë së fundmi për emisionin “Dueli Sportiv”, Daku i cili këtë sezon realizoi 19 gola me Murën në elitën e futbollit slloven, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, deklaroi se nëse do t’i jepet mundësia do të përfaqësojë me gjithë zemër Kombëtaren e Shqipërisë.
“Në qoftë se më jepet mundësia do ta përfaqësoj me gjithë zemër Kombëtaren e Shqipërisë. Në grumbullimin e fundit kur jam larguar për shkaqe shëndetësore, kam ardhur me të gjitha medikamentet, ka ndodhur që katër ditë nuk kam arritur të ushqehem mirë.Vetëm e vetëm që ta mos refuzoja ftesën e Kosovës.
Tani kur jam në formë të mirë, me këto statistika të mira, minutazhin e duhur dhe nuk po vjen ftesa atëherë po është diçka shumë jokorrekte ndaj meje,” deklaroi 24-vjeçari.
PANORAMASPORT.AL