të mbeten më të varfër. Në këtë lloj ecje paralele të tregut të ndërtimit ka ndodhur dhe deformimi i tregut, duke çuar kështu në rritje të informalitetit dhe mbiçmim të pazakontë të monedhës vendase.
Eksporti, sektor tjetër që rrezikohet nga zhvlerësimi i euros
Sipërmarrësit eksportues e shohin forcimin e lekut një shqetësim për ta, pasi ky sektor është skalioni i parë që merr goditjen. Kjo për faktin, sepse i marrin të ardhurat në euro dhe brenda muajit duhet të paguajnë në lek.
Duhet të paguajnë rrogat në lek, duhet të paguajnë taksat në lek, duhet të paguajnë energjinë elektrike në lek edhe çdo produkt tjetër, që ata blejnë brenda vendit.
Njohës të fushës së ekonomisë thonë se pasojat e forcimit të monedhës vendase në sektorin e eksporteve mund të reflektohen në mungesë likuiditeti dhe pamundësi për investime, ndërsa dhe bizneset e tjera përreth tyre rrezikojnë gjithashtu të preken.
***