“Shqipëria e krimit dhe e policëve, iku prapë në Europian”! Fqinjët tanë xhelozojnë: Dëshironi më prova? Janë ngritur shumë në 10 vitet e fundit

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka shkuar sërish në Europian. Pas arritjes në 2016, kuqezinjtë u kthyen sërish në turneun më të rëndësishëm në Europian, duke mbërritur në Gjermani. I gjithë ky sukses ka sjellë edhe xhelozinë e fqinjëve tanë në Greqi, të cilët nuk ngurrojnë të theksojnë imazhin e keq tonin. “Iapopsi” e përshkruan në këtë mënyrë Shqipërinë, për t’i dhënë alarmin Greqisë.

“Shqipëria shkon sërish në Euro 2024. Ishte edhe në Euro 2016 dhe po shkon sërish. Shqipëria që kishim dikur, të krimit dhe të policëve, kanë bërë hapa para në futboll. Njerëzit u ulën, panë që futbolli është punë serioze dhe luajtën pastër. Po flasim, për Shqipërinë e cila u dënua me Skënderbeun nga UEFA. Në 10 vitet e fundit, ata morën trajnerë të mirë, rrënjosën ata që ngrenë nivelin e futbollit dhe vazhdojnë të shesin lojtarë jashtë vendit. Dëshironi më prova? Pritën edhe finalen e parë të Conference League”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related