Të gjithë e mbajmë mend historinë e Fabiolit, asokohe 12 vjeç, i cili i kërkonte falje babait të tij në një emision televiziv, “Ka një mesazh për ty”, për kokëfortësinë e tij, që shpesh ishte dhe një rebelizëm, mbase dhe ndaj realitetit të trishtë që e rrethonte.
Ai dilte çdo ditë të lypte në rrugët e Tiranës, duke u kthyer dhe në një personazh për qytetarët e kryeqytetit, të cilët e shihnin çdo ditë në rrugë.
Por, nga viti 2016 jeta e tij ndryshoi shumë, mbase dhe jo ashu siç ai kishte ëndërruar derisa të shuhej pak ditë më parë. Lajmi për vdekjen e Fabiolit kishte dy ditë që qarkullonte në rrjetet sociale, por një natë më parë është konfirmuar dhe nga ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi, e cila përmes një postimi në Tik Tok njofton lajmin e trishtë.
Dyshohet se shkak për vdekjen e tij të jetë bërë një problem në mushkëri. Ndërkohë që disa të tjerë thonë se i riu, sot 19 vjeç vdiq pas probleme që erdhën si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike./ZËRI