Skuadra e Partizanit po ndeshet në “Air Albania” në një miqësore me ekipin italian të Romës.
Në stadium është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një foto në krah të këngëtarit të njohur të muzikës rep, Noizy.
Shefi i qeverisë shihet teksa bën shqiponjën së bashku me reperin, ndërkohë që në mbishkrimin e fotos të postuar në facebook shkruan: “Zhurmë, zhurmë shumë, shumë zhurmë”.
Kujtojmë se më herë ishte vetë Rama i cili përmes një postimi në facebook njoftoi miqësoren mes Romës dhe Partizanit në 12 gusht në Tiranë, ku po ashtu tha se nuk do të mungojë as performanca e reperit Noizy.
Roma rikthehet në Tiranë 1 vit pas triumfit në Conference League ku nën drejtimin e Jose Mourinho mundën holandezët e Feyenoord dhe fituan kupën.