Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale për fansat e tij, teksa i falanderon për gjithë mbështetjen që kanë dhënë për të gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother Vip.
Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, Luizi shprehet i habitur se çfarë ata kanë parë tek ai që e kanë vlerësuar aq shumë, teksa thotë se shpreson që t’ua shpërblejë me karrierën e tij në muzikë.
“Si ju kam o çapaçula. Mu deshën nja tre ditë me e marr veten para se me bo këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falënderuar përzemërsisht një nga një secilin. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj veten sado pak sepse mesa pashë nuk e di ça keni parë tek unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tërë jetën, ju keni ndryshuar jetën time. Uroj tja u shpërblej me të gjitha ato që do bëj në vazhdim me karrierën time, me jetën time, me ëndrrën time në muzikë. Edhe nj herë po ju them faleminderit, me gjithë shpirt jeni të jashtëzakonshëm, nuk gjej fjalë për atë çfarë keni bërë e që keni dhënë për mua gjatë 4 muajve e gjysmë dhe uroj mos t’iu zhgënjej. Faleminderit edhe një herë, iu dua shumë, iu puthi fort të gjithëve, në veçanti tërë çapaçulat në botë.” –shprehet Luizi.
“Më në fund, u bëra me instagram” – shkruan Luizi krahas video-s duke e shoqëruar me një emoji.