Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i objektit, Pal Kola, 60 vjeç.
Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se ngjarja është barbare. Ai shton se Kola ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Traumës.
Mjeti i autorëve, sipas Hoxhës, është gjetur gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, një orë pas atentatit.
Postimi i gazetarit:
“Barbaria e radhës…Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj.
Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura.
Kola humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e traumës në Laprakë, për të marrë ndihmën mjekësore. Mjeti i autorëve të krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, një orë pas atentatit në Mëzes.
Brenda në mjet, u gjet dhe një automatik AK-47, me të cilin dyshohet se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore te godines se Top Channel.
Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale te pakten 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes. Ngushellime familjes Kola…,”- shkruan Artan Hoxha.