Flora Xhemani-Baba, eksperte turizmi është shprehur se Shqipëria është cilësuar si destinacion i lirë në mediat e huaja, por në fakt nuk është kështu.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo komentoi rastin e turistëve në Valbonë duke thënë se nuk ia vlen të humbasësh jetën për 35 euro ndërsa shtoi se turistët fillimisht duhet të ishin informuar.
“Në mediat e huaja, gabimisht Shqipëria është cilësuar si destinacion i lirë. Infrastruktura në Shqipëri ka ndryshuar, dhe investimet do të dalin diku. Një guidë kushton nga 130 deri në 150 euro dita. Nëse je një turist që kërkon të udhëtosh vetëm do të thotë se minimalisht je një individ me të ardhura të mira ekonomike. Shërbimet individuale janë më të shrenjta. Guida me 130-150 euro për grupin me 4 persona siç ishte grupi në Valbonë. A ja vlen të humbasësh jetën për 35-37 euro”- tha ajo.