Stiven Shpendi mund të ndërrojë ambient në këtë merkato dimërore. Sulmuesi shqiptar nuk po arrin të lërë gjurmë në radhët e Empolit, teksa nuk ka shënuar ende golin e tij të parë në Serinë A. Drejtuesit e klubit kanë shqyrtuar ofertat që kanë mbërritur në tryezë dhe po mendojnë huazimin e tij deri në fund të sezonit.
Deri më tani, tre skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij. E para është Sampdoria, e cila drejtohet nga Andrea Pirlo. Ndërkohë edhe dy klube të tjera kanë shfaqur interes për Shpendin. Bëhet fjalë për Komon dhe Feralpi Salon. E parë po lu.fton për ngjitjen në Serinë A, ndërsa e dyta gjendet në zonën e ftohtë të Serisë B. Megjithatë transferimi i tij ka mbetur pezull. Trajneri i ri, Nikola, ka lënë pezull merkaton e Empolit, pasi është duke gjykuar lojtarët. Më pas do të jetë ai që do të vendosë se cilin futbollist do të mbajë dhe cilin do të largojë.