“U shokuam! Nuk ia vlenin aq para për Muçin”, drejtuesi i Beshiktashit zbulon prapaskenat e transferimit: Ai nuk luan as në ekipin kombëtar

Date:

- Advertisement -

Samet Ajbaba është shkarkuar nga detyra e tij si kordinator i përgjithshëm për ekipet e futbollit të Beshiktashit. Pas shkarkimit ai ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shpjeguar edhe mosmarrëveshjet e tij me klubin. Ajbaba ka treguar edhe prapaskenat e transferimit të Muçit, për të cilin thotë se nuk kishte qenë dakort për ta sjellë në Stamboll për një shifër të tillë parash.

“Menaxhmenti na pyeti për Muçin, se çfarë lloj lojtari është. Shkruajtëm një raport për Muçin. Shkruajtëm që nuk është e përshtatshme që të blesh një lojtar, i cili nuk është provuar në një ligë të fortë dhe madje nuk luan rregullisht as në ekipin kombëtar. E njëjta gjë edhe për Musrati. I paralajmërova për kostot. Por më pas pamë që u shpenzuan gjithsej 24 milionë euro për këta dy lojtarë. Sigurisht që u shokuam”, ka deklaruar Samet Ajbaba./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vazhdon padrejtësia e madhe me Ernest Muçin në Turqi, e ulin në stol në momentin më të mirë

Ernest Muçi po vuan menaxhimin e dobët te Beshiktashi....

Kristjan Asllani kthehet në çështje, tifozët e Inter kërkojnë largimin e tij

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç...