Olga është e reja nga Italia që kishte ardhur me pushime në Shqipëri, por prej mbrëmjes së të dielës rezultonte e zhdukur për familjen, është gjetur. Lajmin e ka dhënë nëna e 27 vjeçares, e cila thotë se falë angazhimit të shqiptarëve, Olga është gjetur.
“Olga është gjetur. Falenderojmë të gjithë nga zemra për ndihmën e çmuar”, shkruan nëna e vajzës italiane.
Më herët, në orët e para të së hënës, Arianna Lombardo Moderini Meriggi shkroi në llogarinë e saj në “Facebook” se vajza e saj ishte zhdukur gjatë pushimeve në Shqipëri.
Që nga Italia, ajo bënte thirrje që shqiptarët të ndihmonin në gjetjen e vajzës së saj 27 vjeçare, pasi mbrëmjen e së dielës Olga duhet të ishte paraqitur në aeroport e më pas të mbërrinte në Itali.
Arianna Lombardo Moderini Meriggi bënte me dije se ajo dhe bashkëshorti nuk kishin pasur më kontakte me Olgën, që para se ajo të fluturonte nga Tirana për në Itali. 27 vjeçarja p qëndronte në zonën e Astirit, në Tiranën e re.