Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Ndeshjet e para janë planifikuar për në marsin e vitit të ardhshëm, me Shqipërinë që tashmë e ka siguruar vazon se ku do të bëj pjesë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos, falë edhe rezultateve pozitive në vitet e fundit gjenden në vazon e tretë nga 5 të tilla. Madje, Shqipëria rrëzikon që në këtë short që do hidhet në Zvicër të ‘peshkojë’ Kosovën.
Në vazon e parë sigurisht do të jenë emrat ‘BIG’ si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.
Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.
Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.
Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe përfshinë Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.
Në të pestën janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.
Kombëtaret nga Divizioni A i Ligës së Kombeve që kalojnë në çerekfinale të kompeticionit do të jenë pjesëmarrëse në grupet kualifikuese me katër skuadra, ndërsa grupet e tjera me nga pesë ekipe.