VIDEO/ 22 vjeçari merret peng në Kavajë, tre persona e marrin me force dhe e fusin në Mercedes, më pas ndërhyn

Date:

- Advertisement -

Tre shtetas janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi kanë marrë peng një 22 vjeçar dhe e kanë dhunuar, pasi i kishte mashtruar për shitjen e një makine. Blutë e qytetit bregdetar janë sinjalizuar për dhunimin dhe marrjen peng të të riut Xhuljano Diko dhe kanë organizuar operacionin “Preteksti”.

VIDEO nga pengmarrja ne mes te dites

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur zbardhja e plotë e këtij rasti, si dhe kapja dhe arrestimi i shtetasve përgjegjës, konkretisht i shtetasve:

Kristi Dilo, 32 vjeç dhe Enea Dilo, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër), si dhe i shtetasit Renaldo Shala, 25 vjeç, banues në Durrës.
Dyshohet se këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet tip Mercedes Benz shtetasin Xhuljano Diko, e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta. Ata pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin Renaldo Shala, për t’i shitur një automjet me vlerë 4,000 euro, të cilin e kishte marrë me qira nga vëllezërit Kristi Dilo dhe Enea Dilo.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi Xhuljano Diko, 22 vjeç, banues në Durrës, si autor i dyshuar i këtij rasti mashtrimi. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xhuljano Diko.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Policisë Durrës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin hequr lirinë për disa minuta, një 22-vjeçari, dhe e kishin dhunuar atë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Preteksti”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur zbardhja e plotë e këtij rasti, si dhe kapja dhe arrestimi i shtetasve përgjegjës, konkretisht i shtetasve:

Kristi Dilo, 32 vjeç dhe Enea Dilo, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër), si dhe i shtetasit Renaldo Shala, 25 vjeç, banues në Durrës.
Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet, shtetasin Xhuljano Diko, e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin R. Sh., për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga shtetasit Kristi Dilo dhe Enea Dilo.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi Xhuljano Diko, 22 vjeç, banues në Durrës, si autor i dyshuar i këtij rasti mashtrimi. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xhuljano Diko.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...