Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, zhvilloi intervistën e parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ai zbuloi se ka pasur kërkesa nga kandidatët, njëkohësisht me këtë rast dha edhe një përgjigje nëse do t’i futej politikës.
Ejlli shprehu në “Më lër të flas” se do të qëndrojë jashtë politikës, pasi nuk e sheh të përshtatshme përfshirjen.
“Unë i them çdo shqiptari të votojë. Kush nuk voton hesht. Përveç atyre që më kanë ardhur në shtëpi, erdhën tre, i thashë që me sa di unë kam fituar një spektakël, dhe me sa po kuptoj kam fituar zemrat e tyre. Nuk e shoh të përshtatashme që unë të përfshihem me politikë dhe të merrem”, u shpreh Ejlli.