Ermira Rexhmati që konsiderohet si “bisha” e ringut në Muay Thai e ka treguar veten edhe në ndeshjen e fundit.
Shqiptarja ka fituar bindshëm në ndeshjen që u zhvillua dje më datë 6 maj në Zvicër. Këtë fitore ndaj italianes Sara Gallo, shqiptarja ia ka dedikuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Rexhmati kujdeset që në çdo paraqitje të saj të ngrejë lart flamurin shqiptar dhe emrin e Heroit Kombëtar.
Këtë e bëri edhe në fitoren e fundit që ia kushtoi Skënderbeut si nder dhe lavdi në ditën e tij të lindjes.