Sokol Cikalleshi nuk po arrin dot që të shpërthejë me gola te Kombëtarja. Megjithatë në Turqi, sulmuesi shqiptar është në formë shumë të mirë. Këtë herë lojtari kuqezi ka arritur që të shënojë gol dhe të jap asist në fitoren kundër Kasimpasa në shifrat 2-0.
Cikalleshi u aktivizua në minutën e 60 dhe vetëm katër minuta më vonë, arriti që të shënonte. Ndërkohë në minutën e 77 arriti që të jepte asist, ku Guilherme arriti të siguronte fitoren për Konyaspor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/