Romelu Lukaku do të jetë futbollisti i ri i Romës, i cili vjen nga Çelsi në formën e huazimit.
Sulmuesi belg ribashkohet me Zhoze Murinjon, pas një vere tejet të ndërlikuar që pati për të kërkuar skuadër.
Së fundmi 30-vjeçari ka zbarkuar në Romë, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet si futbollist i verdhekuqëve.
Tifozët e kësaj të fundit shkuan menjëherë në aeroport për të mirëpritur yllin e tyre të ri të skuadrës.