Sevija ka siguruar kualifikimin në finale të kompeticionit të saj të preferuar. Spanjollt njihen si “Reali i Madridit” i Europa Ligës, të cilën e kanë dominuar në vitet e fundit. Sevija ka eliminuar sot Juventusin, në një ndeshje që u vendos në minutat shtesë.
VIDEO nga permbledhja e ndeshjes me golat
Vlahoviçi kaloi në avantazh bardhezinjtë në minutën e 65, por 7 minuta më vonë Suso ktheu sërish baraspeshën. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në përfundimin e kohës së rregullt, çka bëri që skuadrat t’i drejtoheshin 30 minutave shtesë. Në minutën e 95 Erik Lamela ndëshkoi “Zonjën e Vjetër”, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare në 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/