Një skandal ka ndodhur javën e kaluar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, Deçan, Kosovë.
Mësohet se një mësues i edukimit fizik ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është i madh në moshë, ndërsa nxënësja e tij me iniciale E.M është vetëm 12-vjeçe.
Pamjet janë regjistruar nga një nxënës i shkollës i cili ka denoncuar edhe rastin në polici.
Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.