Vedat Muriqi vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm për Majorkën. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në përballjen e sotme kundër Atletikos së Bilbaos. Majorka ka kaluar në avantazh në minutën e58, kur Muriqi shërbeu në zonë për Kang In Linë. Ky i fundit godet saktë në zonë, duke e ndalur në rrjetë.
Por ky gol nuk ka mjaftuar për të dalë me tre pikë nga stadiumi. Atletiko e Bilbaos barazon në minutën e 96 falë një 11 metërshi të ekzekutuar nga Injaki Uilliams. Ndeshja përfundon në baraspeshë 1-1 dhe skuadrat ndajnë nga një pikë në fushën e blertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
공격의 시작과 끝이였던 리그 6호골 강인아 축하해🎉 6골 4어시 공포 두자리 달성🥹 pic.twitter.com/auEzg6H1mP
— 아강이 (@LeeKangIn_219) May 1, 2023