VIDEO/ Xhenoa i prish festën Interit në minutën e 93-të, nuk ka fitore për kampionët e Italisë

Date:

- Advertisement -

Nuk ka fitore për Interin. Kampionët e Serisë A e kanë nisur sezonin e ri me një barazim. Alesandro Voliako zhbllokoi rezultatin në minutën e 20, por vetëm 10 minuta më vonë Turami ktheu sërish baraspeshën. Ishte sërish sulmuesi francez ai që shënoi për Interin, këtë herë në minutën e 82-të. Arbitri pati nevojën e sistemit VAR për të vendosur në lidhje me rregullsinë e golit.

Por nëse në këtë rast VAR-i i erdhi në ndihmë zikaltërve, në minutën e 94-t i hoqi fitoren nga duart. Gjyqtari vendosi për akordonte një penallti në favor të Xhenoas pas rishikimit të pamjeve në monitor.


Mesiasi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11 metrave, por topi mbërriti sërish në këmbët e tij. Këtë herë nuk mundi të gabonte me portën e boshatisur dhe i dërgoi shifrat në ato përfundimtare 2-2, duke i prishur festën Interit në nisjen e kampionatit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...