VIDEO/ Edon Zhegrova “i mbylli karrierën” Kamavingës, i kalon topin mes këmbëve lojtarit të Realit të Madridit

Date:

- Advertisement -

Edon Zhegrova e ka kaluar me sukses provën e sotme. Megjithëse përballë kishte një nga klubet më të mëdha të botës, Realin e Madridit, sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me lojën e tij. Futbollisti i Lilës është shpallur lojtari i ndeshjes, duke dhënë një kontribut të madh për fitoren 1-0 të skuadrës franceze.

Përpos penalltisë që u fitua pas një gjuajtjeje të tij drejt portës, Zhegrova dha një pasim fantastik për Dejvidin në minutën e 25, por ky i fundit goditi shtyllën. Ndërkohë, lojtari i përfaqësueses së Kosovës nuk i ka kursyer as driblimet mbrëmjen e sotme, pavarësisht se kundërshtarët që kishte përballë ishin të një niveli mjaft të lartë. Zhegrova po bën xhiron në rrjetet sociale me driblimin e tij kundrejt Kamavingës. Anësori shqiptar tregoi klasin e tij duke i kaluar topin mes këmbëve mesfushorit francez.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vazhdon padrejtësia e madhe me Ernest Muçin në Turqi, e ulin në stol në momentin më të mirë

Ernest Muçi po vuan menaxhimin e dobët te Beshiktashi....

Kristjan Asllani kthehet në çështje, tifozët e Inter kërkojnë largimin e tij

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç...