Vrasja në Shkozë, nëna e autorit: Pas të shtënës dola në korridor, më tha ‘e vrava’!

Date:

- Advertisement -

Të dy punonin në një shtëpi botuese në Tiranë kur u njohën për herë të parë. Ishte vendi ku lindi dashuria, frut i së cilës do të ishin më vonë 1 djalë dhe 1 vajzë, sot 4 dhe 2 vjeç. Migena Sinani (Kodra), 37 vjeçe dhe Erjon Sinani, 45 vjeç, ishin çifti i lumtur, që mes halleve e problemeve po ia dilnin pak nga pak të ndërtonin jetën me të vegjlit e tyre.

Por, për të dy ishte rezervuar një tjetër fat. Kur kishin mbetur vetëm 5 ditë që bashkëshortja të mbushte 37 vjeç dhe do festonin si çdo ditëlindje tjetër, një telefonatë pak pasi kishte kaluar ora 04:00 e mëngjesit të 8 prillit, do e trondiste Erjonin. Migenën e kishin vrarë. Si çdo natë, ai punonte deri në orët e mëngjesit si taksist për të siguruar bukën e gojës. Drama për 45-vjçarin do të thellohej më shumë kur i thanë se autor i ngjarjes ishte i vëllai, Roland Sinani, i cili pas aktit barbar doli në oborrin e banesës dhe me një plumb qëlloi veten poshtë nofullës.

Në familjen e Migenës në Lundër janë hapur dyert e mortit. Report Tv takoi nga afër familjarët, të cilët janë tronditur nga ngjarja. Jashtë kamerës ata thanë se prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve nuk fliste me Rolandin, edhe pse jetonin në të njëjtën banesë, për shkak të konflikteve që sillte prej problemeve me shëndetin mendor.

Familjarët e Rolandit, përfshirë të vëllain, Erjonin, dhe prindërit Gëzim dhe Ikbale Sinani, u thanë hetuesve se gjendja psikologjike e tij në ditët e fundit ishte rënduar së tepërmi, nuk duronte më as zhurmat dhe të qarat e fëmijëve nëpër shtëpi. Hetuesit dyshojnë se e qara e vajzës së vogël 2-vjeçare, e cila në ditët e fundit ka qenë e sëmurë dhe me temperaturë, të ketë çuar 44-vjeçarin për të ndërmarrë aktin tragjik.

Jam zgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës dhe kam parë Rolandin të shtrirë në divanin e korridorit. I kërkova që të shkonte të flinte në dhomë. Pas kësaj jam shtrirë sërish dhe kur gati po më merrte gjumi kam dëgjuar një të shtënë arme dhe kam dalë me shpejtësi në korridor. Aty pashë Rolandin që më tha “E vrava!”. Kam hyrë në dhomën e nuses dhe kam marrë vajzën që ishte në krevat dhe kam njoftuar bashkëshortin. Pas dy minutash është dëgjuar një tjetër e shtënë arme. Në oborrin e shtëpisë Rolandi kishte vrarë veten.’- ka thënë nëna e Rolandit, Ikbale Sinani.

Në pyetje u mor edhe Gëzim Sinani, babai i Rolandit. Burri ka qenë kontradiktor në përgjigje, por hetuesit dyshojnë se kjo ka ndodhur për shkak se vuan nga skleroza. Gjithsesi, janë në pritje të ekspertizës për të parë nëse pistoleta që u gjet pas shtëpisë është çuar aty pas ngjarjes nga kryefamiljari ose jo. Dy të moshuarit u thanë hetuesve se nuk kishin dijeni se Rolandi kishte armë pa leje.

Erjon Sinani deklaroi para hetuesve se konfliktet me të vëllain kanë qenë për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor, shkak që është bërë që të dy të mos ndahen pasi kishte nevojë për përkujdesje. Madje ai ka treguar se kishte nisur të mblidhte para që të ndërtonte një shtëpi të re, një ambient më të madh ku të mund të jetonin të gjithë bashkë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...