“Ka pasur nevojë për mjekë, nuk e dërguan në spital”/ Flet vëllai i 38-vjeçarit që vdiq në burg: Përse nuk na lajmëruan?

Date:

- Advertisement -

38-vjeçari Reald Tahiri humbi jetën në një prej qelive në Tiranë para disa ditësh.

Vëllaii tij, Renis Tahiri në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipria Live” tha se para se të arrestohej ka qenë i rehabilituar dhe se kishte dhimbje në trup për shkak të përdorimit të drogës.

Ai shprehet i indinjuar se përse policia nuk ka lajmëruar për vdekjen e tij, pikërisht ditën që ndërroi jetë.

Vëllai i Renaldit, Renis Tahiri: 10 mars u rikthye në Shqipëri, i thash po shkon për të vdek, u dinte jeta e tij, jam bërë edhe vetë baba, vëlla, motër, nënë, psikolog, polic, doktor, i kam provuar vetë, është shumë e trishtë jeta që ka kalu. Ka qenë i rehabilituar me mjekime, ka qenë i vdekur për së gjalli, u rikthye. U rikthye tek droga, por unë paralajmërova, nuk ka qenë ai që ka qenë më parë, që nga kurat që ka marrë, vitaminat, ishte shumë i fortë nga ana e imunitetit, pavarësisht se po pinte drogë ai rezistonte, kur u thash u duk e çuditshme, qëndroi në këmbë, pavarësisht se e tepronte, ai erdhi i regjenerum, e kanë arrestu në datën 26 të dielën, atë ditë ai kishte bërë 7 vjedhje, më tha do më marrin, ai ishte i vetëdijshëm që do e arrestonin, në burg e ka kalu pjesën më të madhe të jetës. Ka shkuar policia në mënyrë profesioniste, unë flas për patrullat kanë qenë shumë profesioniste, e ca ka ndodh brenda, me shokët e mi të funeralit, ato nuk kanë pasur shenja dhune. Unë nuk kam fol në telefon, të enjten i kam çu bukë, të premte të dielën nuk kemi pasur informacion, të hënën ka shkuar babi dhe i kanë thënë që shko tek 313 dhe i kanë dhënë lajmin që ka ndërruar jetë. Këtu lind edhe problemi i familjes tonë, unë isha në Francë dhe nisem në Shqipëri, babit i kanë thënë ka ndërru jetë të dielën në darkë. I kanë thënë atak kardiak, në dokument thotë se ka ndërruar jetë të shtunën. Ka pasur dhimbje në trup, nuk mund ta linin aty, duhet ta çonin në spital të burgut. Ai nuk ka qenë për ta lënë vetëm, ka dasht mjekët tek koka. Ai ka pasur dhimbje zemre, unë në Francë i kam nejt tek koka 10 muaj e gjysmë, ka bërë analiza zemre, ka dalë mirë, na u duk çudi, mund ta ketë zënë edhe ataku, ne jemi të hidhëruar që pse nuk ka lajmëruan, pse ta marrim vesh kështu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...