Lot dhe përqafime/ Pasi pa mesazhet pro Efit, Kiara tërhiqet dhe pajtohet me të (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Pas rifutjes në shtëpinë e Big Brother, Efi dhe Kiara kanë qenë të distancuara nga njëra-tjetra, ku madje ka patur dhe debate mes tyre dhe sherre me ofendime mes tyre. Debatit dhe sherrit nuk iu shmang dot as Luizi, ku me reagimin e tij, u duk se humbi shumë pik në publik.

Kiara ka akuzuar Efin se ka përdorur mbështetjen për Luizin për famë dhe nuk e ka mbështetur moderatoren, ndërsa Efi nuk e pranon një akuzë të tillë, ku shpesh herë debatet e tyre kanë qenë mjaft të forta. Madje, Kiara e ka akuzuar Efin dhe se nuk e ka mbështetur atë, por vetëm Luizin dhe kjo ka ndodhur vetëm për të shtuar ndjekësit në Instagram.

Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund janë pajtuar. Mesditën e sotme, dy vajzat kanë biseduar në verandë dhe janë sqaruar, ku duket se Kiara e ka kuptuar gabimin

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, dy vajzat shihen me lot dhe të përqafuara, teksa kanë lënë pas krahëve problemet që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Nuk dihet nëse tërheqja e Kiarës ka ardhur pasi pa mesazhet e “Big love” në mbështetje të Efit, por shenjat e pendesës i dha që dje në darkë gjatë një bisede me Ronaldon.

VIDEO

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...