Ferrari iu dogj, shkodrani Hysaj ngushëllon veten me një Lamborghini 316 mijë €

Date:

- Advertisement -

Pak kohë më parë, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj dhe vjehrri i tij i shpëtuan një tragjedie pasi Ferrari i tij 488 GTB me vlerë mbi 230 mijë euro mori flakë teksa ata po udhëtonin.

Ky lajm u përhap menjëherë në internet, duke ngritur disa shqetësime, por fatmirësisht të dy arritën të dilnin në kohë dhe makina u shndërrua në një grumbull hiri.

Por pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, shqiptari që luan te Lazio ka ngushëlluar veten me një makinë tjetër, shumë më të fuqishme dhe luksoze.

Makina për të cilën po flasim është Lamborghini STO blu mat, model që ka një çmim bazë mbi 316 mijë euro. Nëse më pas zgjidhni të shtoni të gjitha opsionet e mundshme (gjë që e ka bërë edhe Hysajj), çmimi rritet në mënyrë dramatike.

Lamborghini STO është i pajisur me një motor V10 5.2 litërsh të aftë për të dhënë një fuqi prej 640 HP në 8,000 rpm dhe një çift rrotullues maksimal prej 565 Nm në 6,500 rpm. Mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 310 km/h, dhe është një makinë super sportive e krijuar me synimin për të ofruar të gjitha ndjesitë e drejtimit sportiv dhe teknologjinë e një makine të vërtetë garash në një model të miratuar për përdorim në rrugë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Indianët punësohen në Pogradec, nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë, ja kush po i shtron rrugët e qytetit

Emigracioni i lartë, por edhe kërkesat e tregjeve ndërkombëtare...

Itali/ Maria 42 vjeç lë takim me 17-vjeçarin, ai e vret

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë, ku një...

Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari shqiptar me dy emra

Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet tona, është...

Zi në familjen e legjendës së Tiranës, Rezart Dabulla humbet njeriun e zemrës

Një lajm i trishtë vjen nga familja e Rezart...