“Mezi po presim që të fillojë Europiani”! Qazim Laçin nuk po e mban vendi: Ndeshja me Italinë do jetë pak stresuese

Date:

- Advertisement -

Qazim Laçi ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjeve të Europianit. Mesfushorin e Spartës nuk po e mban vendi, teksa pret me padurim si të gjithë shqiptarët që të fillojë ky turne. Gjithashtu Laçi është shprehur se lojtarët me shumë eksperiencë po ndihmojnë të gjithë të tjerët.

“Ne kemi ardhur deri këtu me meritë dhe në ndeshjen kualifikuese kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojmë që të punojmë sa më mirë. Ato që kemi bërë në stërvitje do mundohemi t’i nxjerrim në fushë. Ky është objektivi ynë, që në ndeshjen e parë të marrim maksimumin e pikëve. Më vjen mirë që të gjithë jemi të barabartë në Kombëtare prandaj ka marrë lojtarët më të mirë në dispozicion. Ka lojtarë të mirë në çdo repart, dhe të gjithë po japin maksimumin që Kombëtarja të arrijë sa më lart. Në mendje është vetëm që Kombëtarja të ecë sa më lart.

3 kundërshtarët që kemi janë shumë të fortë. Çdo kundërshtar ka cilësinë e tij dhe është shumë e vështirë që të bësh një zgjedhje. Çdo ekip ka lojtarë me diferencat dhe karakteristikat e veta. Unë mendoj t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim. Të gjithë lojtarët janë gati dhe shyqyr Zotit nuk kemi pasur dëmtime. Mezi po presim që të nisë Europiani. Ndeshja e parë do të jetë paksa me stres sepse është ndeshja e parë. Por nga ana e tjetër, lojtarët do të jenë shumë të motivuar dhe kjo do të jetë gjë pozitive për ne.

Gjithmonë po flasim dhe komunikojmë me njëri-tjetrin dhe këto lojtarë me eksperiencë që kemi po na ndihmojnë shumë si duhet të paraqitemi në çdo ndeshje dhe stërvitje”, u shpreh mesfushori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Astrologu korçar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit

Jofiel Koço është 53-vjeçari që i dha fund jetës...

37-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri para syve të djalit të tij

Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në...

Ernest Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep

Ernest Muçi ka luajtur sërish si titullar te Beshiktash....

Flet Eni Çobani! Si e njoh unë familjen Berisha

Pak njerëz e dinë se Argita Berisha ka qenë...