Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shalës të Konispolit.
69-vjeçari Hysen Islamaj, ka masakruar me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçare Shano Islamaj pas një konflikti të çastit.
Pas kësaj, 69-vjeçari është konfliktuar edhe me të birin 40-vjeçar, Klemendin Islamaj.
Ky i fundit në debat e sipër e ka shtyrë nga shkallët e shtëpisë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje.
40-vjeçari është shoqëruar në polici për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në skenën e krimit dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.