Indianët punësohen në Pogradec, nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë, ja kush po i shtron rrugët e qytetit

Date:

- Advertisement -

Emigracioni i lartë, por edhe kërkesat e tregjeve ndërkombëtare për mallra, kanë bërë që shumë kompani t’u drejtohen vendeve të tjera për punonjës.

Në Pogradec një prej subjekteve që operon në ndërtimin e rrugëve, ka angazhuar shtetas indianë në rolet nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë.

Anuj Upadhyay- Civil Engineer: “Kam 2 muaj që punoj këtu, jam inxhinier civil. Njerëzit këtu janë fantastikë, janë të sjellshëm me ne, na ndihmojnë dhe janë shumë bashkëpunues në punë.

Shqipëria është vend fantastik edhe njerëzit po ashtu. Kam dëshirë të qëndroj, nëse kompania më lejon, mund të punoj 8-10 vjet këtu, më pëlqen këtu, vendi është shumë i bukur. Paguajnë edhe shumë mirë”.

Vinay Challapalli – QA/QC Engineer: “Kam gati 5 vite eksperiencë pune si inxhinier. Pse zgjodha Shqipërinë? Së pari krahasuar me shumë vende të tjera të Europës, Shqipëria na jep mundësinë të punojmë me teknologjitë e reja, në Europë nuk është e lehtë të gjesh një punë, ndërsa këtu të mbështesin për të bërë punën.

Këtu janë shumë bashkëpunues dhe kjo më shërben shumë për eksperiencën time. Në Indi ne ndjekim të tjera standarde dhe këtu ka të tjera, por kjo lloj eksperience na shërben shumë”.

Edhe shqiptarët shprehen të surprizuar me përshtatjen e tyre, por dhe angazhimin në detyrat e marra.

Vetëm në këtë kantier pune punojnë 21 indianë, të cilëve krahas kontratave të punës u është siguruar edhe akomodimi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...