Duke bërë shqiponjën, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Date:

- Advertisement -

Pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak të arratisjes dhe procesit gjyqësor në Shqipëri, është shfaqur ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-kryeprokurori ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar.

“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023.

Por, mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023 se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.

Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Boksi i Lorik Canës dhe shishet e Xhakës? Fryrja mediatike për Europianin Shqipëri-Serbi, ja e vërteta

Tema kryesore e këtyre ditëve në mediat shqiptare ka...

VIDEO/ 3 shqiptarë titullarë, Ademi gjen rrugën e rrjetës! Dinamo e Zagrebit shkëlqen në derbi me… 5 gola

Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 5-1 në derbin...

Indianët punësohen në Pogradec, nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë, ja kush po i shtron rrugët e qytetit

Emigracioni i lartë, por edhe kërkesat e tregjeve ndërkombëtare...

Itali/ Maria 42 vjeç lë takim me 17-vjeçarin, ai e vret

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë, ku një...