Derbi Inter-Juventus? Antonio Konte lë pas të shkuarën: Nuk i shoh kurrë ekipet e mia rivale

Date:

- Advertisement -

Antonio Konte është paraqitur përpara gazetarëve në prag të ndeshjes kundër Leçes. Trajneri italian ka deklaruar se Leçe zë një vend të rëndësishëm në zemrën e tij, pasi aty ka nisur karrierën. Ndërkohë sa i përket derbit mes Interit dhe Juventusit, ekipe të cilat e i ka drejtuar të dyja, Konte është shprehur se kurrë nuk i sheh skuadrat e tij rivale.

“Inter-Juventus? Nuk shkoj kurrë të shoh skuadrat tona rivale. Duhet të jetë kështu për mua, për lojtarët dhe për të gjithë ambientin. Do të jemi të përqendruar në ndeshjen tonë të shtunën.

Për mua Leçe përfaqëson origjinën time. Fushat me pluhur, skuadra e babait tim, ku jam rritur për të ardhur në Serinë A fillimisht e më pas te Juventusi në moshën 21-vjeçare. Leçe do të jetë gjithmonë në zemrën time. Sa i përket ndeshjes, do të provojmë t’a mposhtim skuadrën e Gotit”, ka deklaruar Antonio Konte.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...