“Erdhi Panuçi më takoi për te Shqipëria”, Zhegrova rrëfen zgjedhjen e tij: Zemra më ka rrahur për Kosovën, i thashë “po” për 20 sekonda

Date:

- Advertisement -

Edon Zhegrova ka dhënë një rrëfim të gjatë për “Klan Kosovën”, i cili është transmetuar në emisionin “Sports show”. Futbollisit i Lilës ka folur ndër të tjera edhe për zgjedhjen e bërë për të përfaqësuar Kosovën. Zhegrova ka treguar se Panuçi e ka takuar personalisht për ta bërë pjesë të Shqipërisë në moshën 18-vjeçare. Vetë lojtari e la të hapur mundësinë për t’u veshur kuqezi, por siç thotë edhe ai vetë, zemra i ka rrahur për Kosovën dhe i janë dashur vetëm 20 sekonda për t’i thënë “po” dardanëve.

“Në momentin kur erdhi Shqipëria për të më ftuar në Kombëtare, ka ardhur trajneri Panuçi në atë kohë, e kam lënë si mundësi të hapur. Nuk i kam thënë as po, as jo. Pas një jave më ka kontektuar i ndjeri, legjenda, Fadil Vokrri dhe jemi takuar në po të njëjtin restorant me babin tim dhe me menaxherin tim. Të them të drejtën, siç e ka thënë edhe ai në intervistë, nuk ka zgjatur shumë. Për 15-20 sekonda më ka pyetur: “A do të luash për Kosovën”? Unë i kam thënë menjëherë “po”. Më ka rrahur zemra për Kosovën. Aty e kam familjen, shoqërinë dhe sa herë që vij në Prishtinë ndihem mirë. Me gjithë respektin për Kombëtaren e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Edon Zhegrova./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Dikur linte Patrick Evra dhe yje të tjerë në vend, “Raketa” tërhiqet zyrtarisht nga Kombëtarja

Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise...

A u përdor “SNAJPER” në ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë?

Policia nuk ka ende një pistë hetimi mbi vrasjen...