Taulant Seferi: “Festoj me shqiponjë në Beograd, të bashkuar s’ka forcë që na del para”

Date:

- Advertisement -

Taulant Seferi, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova, ku komentoi emocionet dhe pritshmëritë për përballjen ndaj Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Seferi e cilësoi këtë grup si shumë të fortë, ndërsa përballjen me Serbinë e përshkroi si një moment me ngarkesë emocionale të madhe. Ai ndau edhe këshillën që u ka dhënë bashkëlojtarëve për këtë sfidë historike.

“Është një grup shumë i fortë. Kur na ra Serbia, menjëherë mendova se do të jetë një kompeticion shumë emocional për të gjithë ne lojtarët. Ia kam thënë edhe shokëve që duhet të jemi me kokën e ftohtë dhe me zemrën flakë. Atë ndeshje padyshim që mezi e presim.”

“Festoj me shqiponjë në Beograd”

Seferi u shpreh i bindur për forcën e skuadrës shqiptare, duke theksuar se grupi kuqezi është më i fortë në unitet dhe shpirt gare se ai i Serbisë. Ai premtoi një qasje profesionale dhe një luftë sportive për të fituar të dy ndeshjet ndaj Serbisë.

“A do të festoj me shqiponjë në Beograd? Sigurisht që po. Si grup jemi më të fortë se Serbia, edhe pse lojtarët serbë luajnë në klube të mëdha. Nëse jemi të bashkuar, s’ka forcë që na del përpara.”

Seferi shpreson që ndryshe nga përballja e tensionuar për kualifikueset e Euro 2016, këtë herë të fokusohet më shumë tek futbolli sesa tek provokimet jashtë fushës.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related