“Parashqevi Simaku…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit! Idhulli i gjithkujt, por jo i imi

Date:

- Advertisement -

Nga Jonila Godole

Keqardhja për Parashqevi Simakun

Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevi Simakun. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj që ajo të rehabilitohet dhe të jetë mirë.

Kontributi dhe ndikimi i regjimit

Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri. Parashqevia u rrit dhe u kultivua nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta të suksesit, duke i mundësuar adhurimin dhe famën.

Reflektimi i munguar për të shkuarën

Së treti, kërkova të dija më shumë: Si mendon kjo grua? Çfarë reflektimesh ka për të shkuarën dhe të tashmen, pas gjithë këtyre viteve që jeton jashtë Shqipërisë? Lexova postimet e saj dhe kuptova se Parashqevia, si para viteve ’90 ashtu edhe sot, vazhdon t’i këndojë partisë. Dikur në Pallatin e Kongreseve, sot në Facebook dhe platforma të tjera.

Parashqevi Simaku dhe brezi i viteve ‘80

Parashqevi Simaku simbolikisht ishte “kolona zanore” e brezit tim, në një periudhë liberalizimi drejt fundit të viteve 1980. Ajo arriti famën në një regjim ku talenti nuk mjaftonte nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo duket se i kishte të dyja.

Idhujt e rremë dhe mentaliteti ynë

Ne si shoqëri, historikisht, i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë çfarë i kanë dhënë shoqërisë, por vetëm çfarë kanë marrë prej saj. Parashqevi Simaku mund të jetë idhulli i gjithkujt, por jo i imi.

Trashëgimia e së kaluarës

Enveri dhe Nexhmija mund të jenë larguar nga kjo botë, por nuk janë larguar nga mendja dhe zemra e adhuruesve të tyre, madje as në majat e Amerikës.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related