Elton Ilirjani u kërkon 1 MILION $ shqiptarëve për Parashqevinë

Date:

- Advertisement -

Kërkesa e Elton Ilirjanit për të ndihmuar këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, të varfër ekonomikisht por të pasur në shpirt, ka kapërcyer kufijtë e humanizmit dhe është kthyer në një luftë për vëmendje e viralitet.

Në një kohë kur mediat dhe rrjetet sociale po zien për këtë histori prekëse, shumë individë po përpiqen të shfrytëzojnë emrin e artistes për përfitime personale.

Historia e Parashqevi Simakut në qendër të vëmendjes

Sytë e të gjithëve janë tashmë te këngëtarja shqiptare, historia e së cilës është tejet e dhimbshme dhe nuk do të ishte bërë publike pa ndërhyrjen e mediave. Por ajo që është për të ardhur keq është se historia po përdoret për shikime dhe audiencë, ndërsa në qendër nuk është më bamirësia, por gara për t’u bërë viral.

Ironia qëndron te fakti se të njëjtët njerëz që dikur bënin thirrje për respektimin e privatësisë së Parashqevisë, sot po e përdorin imazhin e saj për përfitime vetjake. “Të mos e dijë dora e majtë, çfarë dha dora e djathtë”, por realiteti i sotëm është tjetër; gjithçka është kthyer në një spektakël virtual.

Kush po e ndihmon vërtet Parashqevi Simakun?

Përtej thirrjes për 1 milion dollarë nga Elton Ilirjani, shumë pyesin: Kush po e ndihmon realisht këngëtaren? A është kjo bamirësi e sinqertë apo një tjetër përpjekje për të marrë vëmendje publike? Familjarët e saj dhe ata që e njohin nga afër janë të vetmit që duhet të kenë përparësi në përkujdesjen për Parashqevinë, pa e përdorur për klikime apo audiencë.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related