Ekzkutoi me plumb në kokë Arian Gosë, Habib Rexha vetëdorëzohet në Policinë e Kavajës

Date:

- Advertisement -

Është dorëzuar në komisariatin e Policisë së Kavajës 31-vjeçari Habib Rexha, i cili dy ditë më parë ekzekutoi me plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa.

Prej dy ditësh, ai ishte në kërkim nga Policia dhe ishte vendosur shpërblim 10 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Sot, ai ka vendosur t’i japëvetë fund arratisë.

Habib Rexha vrau Arian Gosën për hakmarrje për vëllain e tij, Altin Rexha ku u vra pas një sherri me vëllain e Arian Gosës, Armand (Edmond) Gosa, ku mbetën të dy të vdekur.

Kjo ngjarja ndodhi më 29 Mars të këtij viti, teksa Habib Rexha u kthye nga Gjermani dhe mori hak për të vëllain pas 53 ditësh.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...